Ferizaj.23.11.2018. Segmenti i parë i nënkalimit në kuadër të projektit Bashkimi i qytetit ka filluar te marr formën e tij.
Edhe ose ditëve të fundit pati të reshura por nuk penguan punëkryesin që të vazhdoj punimet.
Ndërsa xheodeti Izjah Zariqi i cili po përcjell punimet në kuadër të kompanisë ndjehet i entuziazmuar.
“Punët janë duke shkuar shumë mirë. Është një projekt që është pritur shumë gjatë. Unë e kam quajtur Projekt Planetar. Ky do ti mbetet në histori qytetit të Ferizajt” thotë Izjah Zariqi.
Edhe Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi thotë se projekti është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
‘Projekti është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe nëse nuk do të ketë reshje të mëdha që të pengojnë punimet presim që së shpejti të kryhet edhe mbulesa tjetër në rrugën 12 Qershori. Pas kryerjes së kësaj pjese do të jetë e mundur edhe hapja e kësaj pjese të rrugës,12 Qershori, e cila do të normalizojë edhe qarkullimin e automjeteve” ka thënë Arbër Bytyqi.
Ndryshe ky llogaritet si projekti më i madh në Ferizaj në bashkimin e qytetit dhe zgjidhjen e problemit të kalimit nga njëra anë në tjetrën pa u penguar nga treni.