04,11,2024

Këshilltari i kryeministrit premton: Prej sot as rryma më nuk ndalet

Must Read

Errold Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një premtim, mbrëmjen e së premtes.

Ka të bëjë me rrymën.

“Prej sot as rryma mo nuk ndalet!”, ka shkruar shkurt Belegu në profilin e tij në Facebook.

Ky deklarim i tij vjen pas gjendjes së rënduar energjetike në vend, kur është raportuar se në vende të caktuara ka reduktime deri në 6 orë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot paradite paralajmëroi se si ekzekutiv nuk u intereson problemet që kanë KEK-u e KEDS-i, por tha se duhet të garantohet rryma për qytetarët.

Në një deklarim të tij po në Facebook, Haradinaj tha se është i papranueshëm fakti, që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

“Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK-ut dhe KEDS-it e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar ai.

Për reduktimet, KEDS-i arsyetohet me faktin se nuk ka prodhim të mjaftueshëm nga KEK-u dhe shumë pjesë po i mbulojnë nga importi.

“Zinxhiri i kompanive elektrike është i lidhur me njëra tjetrën. KEK-u po prodhon vetëm 375 megavat derisa kërkesa për konsum është 900 megavat. Gjatë pikut 450 megavat në ditë po importohen. Vetëm dy njësi janë në prodhim dhe kjo sjellë vështirësi të mëdha”, ka thënë dje për KTV-në Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Ndërsa drejtori i zyrës për informim në KEK, Skender Bucolli ka thënë se me kohë i njofton operatorët e shpërndarjes për kapacitetin e prodhuar andaj u mbetet atyre të sigurojnë sasinë tjetër nga importi.

Sidoqoftë asnjëri nuk është përgjigjur se sa do të zgjasë kjo situatë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img