27,04,2024

Këshilli drejtues i Gjimnazit në Ferizaj kërkon anulimin e zgjedhjes së drejtorit

Must Read

Këshilli drejtues i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në qytetin e Ferizajt nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt shqyrtimin e procedurave pas zgjedhjes së drejtorit të ri (B.R) të kësaj shkolle, me arsyetim se janë shpërfillur udhëzimet e reja administrative.

Po ashtu, ky këshill ka sugjeruar që ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe të procedohet sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Rreth këtij procesi, duke nxjerrë një varg shkeljesh ligjore, të martën, ka reaguar edhe OJQ “Avonet” në Ferizaj që monitoron zhvillimet në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli drejtues i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nëpërmjet kësaj shkrese të cilën e ka siguruar “Koha Ditore” ka sqaruar se i kanë përcjellë me vëmendje procedurat e zgjedhjes së drejtorit më 19 shtator të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img