10,01,2025

Kerry: Për kërkesën turke për ekstradim e Gulenit kërkohen dëshmi

Must Read

Sekretari amerikan i shtetit, John Kery, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë kërkesën për ekstradimin e klerikut në ekzil, Fethullah Gulen, pasi presidenti i Turqisë e ka fajësuar këtë lider mysliman për përpjekje për puç të ushtrisë turke.

Por, Kerry tha se qeveria e presidentit Erdogan duhet të paraqes dëshmi të forta për keqbërjen e Gulenit.

Fethullah Gulen, dikur aleat i Erdoganit, tash është kundërshtar politik i tij. Ai jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Gulen, 75 vjeçar, e ka dënuar grushtshtetin dhe fuqishëm e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi, duke thënë se “është veçanërisht fyese të akuzohet se ka pasur ndonjë lidhje me një përpjekje të tillë”.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se shtetet që e mbështesin Gulenin do të konsiderohen armike të Turqisë.

Gjatë vizitës në Luksemburg, sekretari Kerry tha se Turqia nuk ka bërë kërkesë për ekstradim të Gulenit.

Por, ai tha se pret pyetje nga Ankaraja për Gulenin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img