26,11,2024

Kërkohet që sulmet ndaj mjekëve në vendet e punës të dënohen deri në 10 vjet burg

Must Read

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj dënimit me kusht të sulmuesit të një mjeku, duke thënë se praktika gjyqësore edhe njëherë është duke dëshmuar jo seriozitet lidhur me luftimin e formave të rënda të kriminalitetit, përfshirë ndëshkimin e veprave të dhunës fizike ndaj mjekëve në vendin e punës.

“Sulmet të tilla ndaj personave zyrtar, për të gjitha veprat penale parashihet si formë e rëndë e veprave penale andaj shqiptimi shabllonik i dënimeve të tilla, të ashtuquajturave alternative, është duke inkurajuar dhe duke stimuluar sulmuesit dhe delikuencën ndaj mjekëve specifikisht në vendet e tyre të punës”, thuhet në reagim.

Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se veprimet kriminale që përbëjnë sulm fizik ndaj mjekut në vendin e punës duhet kualifikuar si vepër penale e sanksionuar, e që parashihet dënimi deri në 10 vjet burgim efektiv për formën më të rëndë kualifikuese për këtë vepër penale.

OMK-ja do të angazhohet maksimalisht për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, për nevojën e trajtimit serioz lidhur me sigurinë e mjekëve në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjes së dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë kohë më parë ka dënuar me kusht një person, pasi kishte sulmuar një mjek në vendin e tij të punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img