03,05,2024

Kërkohet paraburgim për personin që vodhi tetë mijë euro në Ferizaj

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit  R.Sh., nga Prishtina, i cili gjendet në ndalim që nga data 18.06.2019.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Prill 2019, në Ferizaj, saktësisht në pikën”Money Gram”, i pandehuri R.Sh., në bashkëkryerje edhe me dy të pandehurit tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të maskuar, njëri me armë, kishin hyrë në lokal dhe nën kërcënim të armëve nga viktima kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetë mijë (8000) eurosh dhe pasi kanë grabitur paratë janë larguar në drejtim të panjohur, me të cilën do të kryenin veprën penale në bashkëkryerje “Grabitja”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img