03,05,2024

Kërkohet kujdes më i madh për të drejtat e fëmijëve edhe në Ferizaj

Must Read

Në një debat të organizuar sot nga OJQ “Ardhmëria e Qytetit të Ferizaj” ”-FFC në kuadër të projektit “Gratë e guximshme dhe fëmijët e rritur” projekt  i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga BIRN dhe AGK u tha se duhet të bëhen më shumë përpjekje për respektim të të drejtave të fëmijëve.

Braktisja e shkollës, përdorimi i narkotikëve , puna e rëndë nën moshën madhore dhe kërkimi i lëmoshës janë vetëm disa nga problemet të cilat u diskutuan në një takim të mbajtur sot i cili kishte për qëllim që të sensibilizojë opinionin publik se duhet të punohet më shumë për mos shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

Driton Ramadani koordinoator i projektit tha se kjo përpjekje synon që të vë në lëvizje institucionet që të ketë sa më shumë respektim të të drejtave të fëmijëve.
Kryesuesja e Kuvendit të komunës së Ferizajt, Kristina Gashi- Bytyqi, potencoi se në aspektin legjislativ janë hartuar dhe janë miratuar tri dokumente të rëndësishme të cilat ka nevojë që të gjejnë zbatimin nga institucionet e tjera përkatëse.

Ndërsa drejtori për Arsim në qeverinë komunale të Ferizajt, Afrim Llabjani tha se janë evidentuar në vazhdimsi të gjitha rastet kur konsiderohet se mund të ketë shkelje të të drejtave të fëmijëve në shkollim dhe në fushat e tjera ndërsa ak edhe angazhime të shumë anëshme që këto probleme të jenë me pasoja sa më të vogla.
Ndërsa veç shqetësimeve të tjera ndër moshat e reja tek komunitetet shumicë u potencua se tek komunitetet pakicë ka qenë mjaft sfiduese edhe braktisja e shkollës nga më shumë se 30 nxnëns në shkollën e fshatit Zaskok.

Nënkryetari i komunës së Ferizajt nga radhët e komuniteteve Florim Bajrami potencoi se janë bërë hapa pozitiv në kthinin e tyre në shkollë por që angazhimi për të mos pasur braktisje të reja duhet të vazhdojë.


Në takimin e sotëm morën pjesë edhe aktivistë të tjerë të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjës të Qendrës për punë Sociale e të Qndrës së Kujdesit ditor për fëmijët e margjinalizuar të cilët potencuan se duhet reflektim më i madh inatitucional në mënyrë që fëmiëjt të jenë sa më të përgatitur për të drejtat por edhe përgjegjsiitë që u takojnë si shoqëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img