Shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve herë pas here është normale.
Kërcitja e dhëmbëve mund të ketë shkaqe të ndryshme, por shpesh shkaktohet nga stresi. Kjo kërcitje zakonisht ndodh gjatë gjumit, kështu që mund të jetë e vështirë për njerëzit ta vënë re.
Ajo mund të dëmtojë nofullën tuaj, të çojë në humbjen e dëgjimit dhe të ndryshojë formën e fytyrës tuaj. Këto strategji do t’ju ndihmojnë të ndaloni kërcitjen:
Ushtrimet: Nëse bëni aktivitet fizik ulni sasinë ë stresit që keni dhe në këtë mënyrë në qoftë se kërcitja e dhëmbëve tuaj vjen nga kjo, ajo do të zbutet.
Një dush i ngrohtë përpara se të flini gjumë: Uji i ngrohtë mund të ndihmojë të relaksoheni muskujt e nofullave. Nëse nuk ju pëlqejnë banjot, bëni mirë të vini një enë me ujë të vluar dhe të thithni avullin.
Relaksohuni: Meqë ankthi është element i bezdisshëm, përpiquni të lehtësoheni përpara gjumit.
Mësoni zakonet të reja: Mbani buzët e mbyllura por dhëmbët e pa puthitur. Dhëmbët duhet të puthiten vetëm kur jeni duke u përtypur ose gëlltitur.