18,05,2024

Kërcënon SBASHK-u: Nëse Gjykata e Apelit vendos për kompensimin e orëve, atëherë ky do të jetë veprimi ynë i radhës

Must Read

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nëse ankesa e tyre në Gjykatën e Apelit nuk do të merret parasysh, ata do ta dërgojnë çështjen edhe në Bruksel, për shkak se ky është rasti i parë në botë ku kërkohet kompensimi i orëve të grevës, dhe kompensimi i orëve do të thotë që greva do ta humbte tërësisht kuptimin e saj.

“Nëse Gjykata e Apelit, vendos kundër ankesës sonë, ne do të shkojmë në të gjitha shkallët e drejtësisë në Kosovë, madje nuk e përjashtojmë rastin që lëndën ta dërgojmë në Bruksel, ku është Qendra e Unionit të Sindikatave të Evropës, dhe të kërkojmë mbështetje nga ata. Ky është rasti i parë në botë kur ata që marrin pjesë në grevë, obligohen qoftë me akte juridike, qoftë përmes gjykatave, që t’i zëvendësojnë orët e humbura në grevë, e në këtë mënyrë, greva do ta humbte tërësisht vlerën e saj”, tha Jasharaj për Gazetën Express.

Jasharaj gjithashtu shtoi se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka vendosur në bazë të dokumenteve të cilat nuk janë valide, e madje që janë të kohës së UNMIK-ut.

“Po bëjmë ankesë, ngase po konsiderojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është bazuar në ato që kemi insistuar, dhe asnjë ligj në botë, e as ligji për grevat, nuk e obligon kompensimin e orëve të humbura…e madje është vendosur në bazë të dokumenteve të cilat nuk janë valide, që janë edhe pjesë e kohës së UNMIK-ut”, tha Jasharaj.

Ai po ashtu, tha se greva nuk ka qenë politike, dhe nuk është bërë për hatrin e askujt.

“SBASHK-u është i të gjithëve, mbase vetë politika mundohet për qëllime të veta ta gjuaj SBASHK-un dhe grevën… por ne po bëjmë përpjekje për të drejtën tonë” shtoi ai. “Nuk po e bëjmë këtë rezistencë as për kryeministrin, as për hatrin e tij, as për hatrin e Veselit, e as ministrit Bytyqi.

Jasharaj tha se çështja e orëve tani më për ta është e mbyllur, dhe SBASHKU do të veprojë në bazë të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, i cili është se nuk do të kompensohen orët e humbura.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi padinë e SBASHK-ut, ndaj vendimi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për kompensimin e orëve të humbura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img