04,05,2024

Kërcënohet drejtori i OJQ “AVONET”, arrestohet i dyshuari

Must Read

Drejtori i OJQ “AVONET” një ditë më parë është kërcënuar  nga një zyrtarë i shërbimit civil  në lidhje me një hulumtim që ishte duke e bërë kjo organizatë. Me këtë rast  menjëherë nga policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari  dhe nga Gjykata Themelore në Gjilan i është shqiptuar masë e arrestit prej 24 orësh.

“Me datë 26.11.2019, rreth orës 11:25, në Viti, në rrugën “28 Nëntori “, i pandehuri, me dashje, përmes telefonit, me fjalë, e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Kenan Gashi, në atë mënyrë që  i dëmtuari, i cili drejton OJQ ,, Avonet ”. Kjo organizata ishte duke bërë hulumtime për parregullsi të dokumenteve për vazhdimin e pensionit të pleqërisë, e që rasti ka të bëjë me gruan e axhës të pandehurit Merxhan Sahitit,(Z. Sahiti është udhëheqës i ofiqarisë në Komunën e Vitisë). Me këtë  rast i pandehuri e ka thirr të dëmtuarin në telefon dhe fillimisht e ka ofenduar, e më pas ka kanosur, ,,ku të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën”. Me këtë i pandehuri ka  kryer veprime penal, kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img