01,05,2024

KEDS: S’kemi shkop magjik për fshatrat e Ferizajt

Must Read

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike të cilat zgjasin me ditë të tëra, u kanë ardhur në maje të hundës banorëve të fshatrave  Mirosalë, Sojevë, Zllatar, Fshat i Vjetër e Bibaj, të cilët duke mos duruar këtë gjendje, kanë vendosur tu drejtohen të gjitha institucioneve në vend, duke ua bërë me dije për gjendjen e padurueshme me të cilën po përballen thuajse çdo ditë.
Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar tha se dje kanë deponuar një ankesë në Kuvendin e Kosovës dhe në disa institucione të tjera të larta, përmes së cilës kanë kërkuar që atyre tu bëhet një zgjidhje, duke intervenuar në rrjetin e energjisë elektrike. Në të kundërtën banorët do të fillojnë me protesta duke bllokuar rrugët kryesore.

“Ne kemi dërguar një ankesë  instiucioneve të nivelit qëndror e cila përmban  shqetësimet tona dhe kërkesat  tona të kahmotshme që kemi bërë për investime. KEDS, duhet të investojë në rrjetin e tensionit të lartë, që para lufte kemi pasur 4 trafo ndërsa tani kemi 30 trafo, që do të thotë se rrjeti i tensionit të lartë duhet të kalojë në 20 kV, pasi nuk mundet t’i përballojë dhe pas një ere të lehtë ne nuk kemi rrymë me ditë. Kjo gjendje ëhstë shumë e rëndë, poashtu edhe për bizneset që janë diku 120 biznese. Kërkesa kryesore është të ketë investime në rrjetin e tensionit të lartë dhe atë të ulët, dhe mos të kemi më probleme të tilla. Më 10 prill kemi mbetur 42 orë pa energji elektrike” – tha Sallahu.

Zyrtarë të lartë të KEDS-it, të cilët sot në Ferizaj kishin ardhur jo për të rregulluar rrjetin e fshatrave në hall, por për të mbjellur drunj të paqes, thanë se kjo kompani tashmë ka investuar mjaft shumë në Ferizaj dhe në këto 5 fshatra. Ata deklaruan se KEDS-i nuk ka një shkop magjik për të bërë mrekullira në afate rekorde.

“Për disa dekada nuk është investuar në atë pjesë nga askush. Ne me të ardhur,  kemi filluar investimet masive në qytet dhe në fshatra, por ne nuk e kemi shkopin magjik që të gjitha çështjet t’i rregullojmë për 6 vjet.  Edhe në atë pjesë kemi bërë përforcimin e rrjetit, poashtu edhe gjatë kësaj kohe do të punojmë për përforcimin e rrjetit dhe në një të ardhme jo të largët do të bëjmë riparimet e nevojshme. Është proces që do të adresohet, ne sigurisht i kemi prioritetet e kompanisë dhe prioritet për ne është  numri më i madh i konsumatorve dhe gjendja më e keqe.  Sigurisht se edhe asaj pjese do t’i vijë rendi. Nuk mund të themi sot ose nesër, është në proces dhe do të investohet edhe aty. Thashë edhe më herët, ka pasur investime aty, por do të ketë edhe kohës në vijim në një kohë të shkurtër dhe do të hyjmë me investime edhe aty, në një kohë jo shumë të largët” tha zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

Për të shënuar ditën e planetit tokë, menaxhmenti i lartë i  KEDS-it, së bashku me nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, sot kanë mbjellur lule dhe drunj dekorativ në oborrin e kësaj shkolle të mesme të Ferizajt, transmeton Televizioni Tema.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img