05,05,2024

KEDS i ofron mbështetje Komunës së Ferizajt

Must Read

KEDS bën të ditur se në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ofron për komunat e Kosovës, së fundmi ka përkahur Komunën e Ferizajit për një projekt mjaft të rëndësishëm për banorët e këtij qyteti.

“Bëhet fjalë për funksionalizimin e objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj. Në këtë qendër do të trajtohen edhe pacientët e infektuar me koronavirus. Puna e kësaj qendre llogaritet të jetë shumë e rëndësishme pasi dihet që Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë nga kjo pandemi”.

“KEDS ka ofruar lidhjen falas në rrjetin elektrik të këtij objekti, ku investimi përfshiu krahas kyçjes edhe shtrirjen e rrjetit të ri dhe vendosjen e shtyllave. Për ta jetësuar këtë, ekipet e KEDS-it me makineritë përcjellëse punuan parreshtur të martën në terren dhe arritën t’i kryejnë punët brenda ditës”.

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu shprehu mirënjohjen dhe falenderimin e tij për KEDS.

“Funksionalizimi i QRSHP-së në Ferizaj do t’i shërbejë jo vetëm Ferizajt, por gjithë regjionit tonë”, tha ai.

Ndërkaq, Drejtori i KEDS, Alper Erbas, tha se përkrahja e projekteve të tilla në kohë pandemie është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për Komunën por edhe për vet banorët.

“Mbështetja jonë ofruar komunave ka qenë e vazhdueshme dhe mjaft frytdhënëse. Kemi përkrahur me dhjetëra projekte investive, ndërsa sot jemi të lumtur që mund të ndihmojmë në funksionalizimin e plotë të objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj. Padyshim, se funksionalizimi i kësaj qendre do të jetë ndihmesë e madhe në marrjen e shërbimeve mjekësore në këtë kohë pandemie, jo vetëm për banorët e këtij qyteti por edhe më gjerë.”, shtoi Erbas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img