28,04,2024

KEDS-i jep sqarime se pse nuk ka rrymë në disa pjesë të Ferizajt

Must Read

Rruga “Arsim Bega” dhe disa pjesë të tjera të qytetit të Ferizajt kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për disa ora.

Zëdhënësi për media në Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë se në atë pjesë janë duke u zhvilluar disa punime.

“Kanë qenë ndalesa të planifikuara me kërkesë të palëve të treta të cilat kanë pasur të intervenojnë në asetet e tyre energjetike”.

“Fatkeqësisht gjatë punimeve janë vonuar me tepër se ishte planifikuar”, ka thënë Buzhala.


Këto ishin paralajmërimet për ditën e sotme

Punime nga palët e treta

Data e punimit: 20-12-2020

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Emin Duraku (Kodi 40040002) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: Emin Duraku, Gjon Sereqi, objektet banesor Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerrdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati dhe  Seli Palushi.

Arsyeja: Vendosja e kthinave dhe ndërrimi i transformatorit në TS Emin Duraku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img