29,04,2024

Kçiku: Mos e harroni Isakun, i kam borxh

Must Read

Afrim Kçiku nuk i harron miqtë me të cilët bashkëveproi në kohërat më të vështira, në kohën kur pushtuesit serb nuk la gjë pa uzurpuar në Kosovë (1991-1999). 

“Dy-tre rreshta për Isakun (Isak Ilazi), ja kam për borxh derisa e kam udhëheq klubin e futbollit Gjilani ‘95 sidomos para luftës, se çdo ndeshje e ka përcjell dhe regjistruar me kamerën e vet si vendas po ashtu edhe mysafir.

Dihet fort mirë se në çfarë kushte nën okupim dhe nëpër fusha të improvizuar dhe livadhe kemi zhvillu gara, për Isakun kurrë nuk ka paraqit asnjë problem a frikë, sidomos kur kemi luajt si mysafir në veçanti në Drenicë ku e pamundur ka qenë të kalohet punkti famëkeq i policisë serbe në Komoran e te mos ju biem në sy por për Isakun nuk ka pas pengesë të pakalueshme përkundër rrezikut shumë të madh.

Le të krenohet familja, lagjja po besa edhe krejt qyteti Ferizajt për sakrificën dhe trimërinë e tij. Respekt të pafund për ju Isak dhe familjen tuaj, ju jam mirënjohës tërë jetën për arkivin e klubit tonë”, shkruan Kçiku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img