29,04,2024

Katër prej të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgohen në Turqi për shërim

Must Read

Katër nga të lënduarit në shpërthimin gazit në një restorant në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi.

Këtë e ka konfirmuar QKUK. Kjo është arritur pas një bisede telefonike mes minsitrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe homologes së tij nga Turqia dhe ambasadorit turk në Kosovë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpjegon se bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, 4 pacientë që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt do të dërgohen për trajtim të mëtejmë  në Turqi. ShSKUK, njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së  ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që ka pasur gjatë ditës me Ambasadorin Turk, z. Sakar dhe me homologen nga Turqia.”, shkruan në njoftimin e QKUK’së.

“Ai është njoftuar se, tash për tash Turqia ka kapacitet  për trajtimin e vetëm katër personave. ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet turpit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin. ShSKUK zotohet se pacientët të cilët do të mbeten për trajtim pnë QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, do të vazhdojnë edhe mëtutje  të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësorë.”, thuhet tutje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img