17,11,2024

Kandidatja Grainca vjen me një mesazh: Të bashkohemi për rimëkëmbjen e Kosovës

Must Read

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Grainca ka publikuar një video përmes së cilës ka treguar një pjesë të rrugëtimit të saj të deritanishëm dhe arsyet që e kanë shtyrë atë t’i futet garës për deputete.

Në këtë video-mesazh, Grainca thekson se pandemia që ka goditur ekonominë dhe ka rënduar jetën e qytetarëve, ka treguar se sa e rëndësishme është që të ndihmojmë njëri-tjetrin.

“Pandemia që rëndoi jetën e qytetarëve dhe goditi ekonominë, na tregoi se sa e rëndësishme është që të jemi solidarë dhe bashkë, teksa secili përjetuam një vit tejet të vështirë”, thotë ajo. Adelina Grainca mban numrin 99 në Listën e PDK-së.

“Të gjithë kemi nevojë për Rimëkëmbje. Kosova, më së shumti”.

Ajo ka potencuar se studimet dhe përvoja në fushën e ndërmarrësisë, i kanë dhënë mundësi që ta njoh më mirë potencialin për zhvillim që ka vendi ynë.

“Dhe unë kam vendosur t’i bashkohem Rimëkëmbjes. Me vullnet të madh dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, sepse e madhe dhe e jashtëzakonshme është nevoja për ta ndihmuar njëri-tjetrin dhe për qenë bashkë në Rimëkëmbjen e Kosovës”, thotë Grainca.

Ajo është udhëheqëse e një ndërmarrjeje në Ferizaj dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Kosovë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img