01,05,2024

Kandidatja Grainca me fjalë të mëdha për xhaxhain e saj, Lulzim Graincën – biznesmen dhe humanist

Must Read

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, ia ka dedikuar një shkrim falënderimi xhaxhait të saj, Lulzim Grainca, një biznesmen dhe humanist i madh.

Ajo ka thënë se gjithçka fillon nga familja, pasi nuk do të ishte kjo që është, pa përkrahjen dhe ndihmën e familjes.

“Gjithçka fillon nga familja. Pa mbështetjen e saj nuk do të isha kjo që jam sot, pa përkrahjen e familjes nuk do të mund të arrija aty ku gjithëherë kam dëshiruar”.

“Sot, dua të falenderoj xhaxhain tim, i cili më ka mbështetur gjithëherë në të gjitha arritjet e mia edukative, profesionale dhe politike. Është ky Lulzim Grainca, biznesmeni e humanisti tani më i njohur jo vetëmm në Ferizaj, por në të gjithë vendin tonë”, tha Grainca përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se për të, Lulzim Grainca nuk është vetëm xhaxhai i saj, por edhe prind e shok, pasi është mbështetja më e madhe e saj.

“Luli për mua nuk je vetëm xhaxhi im, por je edhe prind e shoku im më i ngushtë, je mbështetja më e madhe që unë kam. Falemnderit për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë! #PDK134, #AdelinaGrainca99, #Rimëkëmbje”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img