15,05,2024

Kandidati për deputet Islam Pacolli: Të rinjtë e Ferizajt po e përkrahin AKR-në

Must Read

Kandidati për deputet i AKR-së, Islam Pacolli, ka vizituar Forumin Rinor të Aleancës Kosova e Re në Ferizaj.

Pacolli është shprehur i kënaqur me përkrahjen që ka subjekti që ai përfaqëson nga të rinjtë e qytetit të Ferizajt.

“Sot zhvilluam një takim me Forumin Rinor të AKR-së në Ferizaj, ku u dakorduam që këto zgjedhje janë të një të një rëndësie jetike për Republikën e Kosovës, prandaj jam i kënaqur që pashë një mobilizim të strukturave të Partisë, e sidomos të të rinjve në këtë qytet, e që pas këtyre zgjedhjeve përsëri së bashku t’i vazhdojmë punët e mira, për të fuqizuar shtetin tonë, për të zhvilluar ekonominë dhe për të shtyrë proceset që janë të domosdoshme. Ndjehem mirë kur puna jonë vlerësohet nga qytetarët!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Islam Pacolli është kandidat për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD me numër rendor 5 në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor.

/Epoka e re/

Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
Fotografia e Islam Pacolli
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img