17,05,2024

Kamionët me mallra bllokohen në Han të Elezit në pritje të mjekëve

Must Read

Një kolonë e madhe kamionësh dhe maunesh janë bllokuar në Han të Elezit në pritje të ndonjë ekipi mjekësor për të kontrolluar shoferët nëse janë të infektuar me coronavirus.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga Hani i Elezit ku shihen kolona të gjata të kamionëve dhe mauneve që me mallra po hynë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Shoferët ankohen se ka gati një orë që po presin.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Nga kjo masë është i përjashtuar qarkullimi i automjeteve që transportojnë mallra.

Kjo masë është marrë pas konfirmimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë.

Territoret e 3 komunave të Kosovës janë vënë në karantinë pas zbulimit të rasteve me coronavirus: Vitia, Klina dhe Malisheva.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img