20,11,2024

Kadri Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur

Must Read

Në kohën e raportimeve për numrin e madh të kosovarëve që po largohen nga vendi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se shteti nuk forcohet duke ikur as duke u tërhequr nga sfidat, raporton Gazeta Express.

Veseli në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku edhe u bë hapja e bibliotekës digjitale, shtoi se pas një dekade të shpalljes shtet, institucionet duhet të punojnë më mirë e më mençur.

“Sfidat kanë qenë gjithmonë por kemi qenë me ata që nuk iu kemi dorëzuar sfidave. Në situatën që kemi sot sfidat janë evidente por më të vogla se sa ato qe kanë qenë ndoshta dy dekada më herët. Në luftë iu kemi ballafaquar Serbisë dhe kemi sot suksesin tonë. Një dekadë pas formimit të shtetit duhet punojmë më mirë e më mençur. Nuk forcohet shteti as duke u larguar por as duke u tërhequr nga kjo sfidë”, ka thënë ai.

Tutje Veseli shtoi se Kosova është shtet perëndimor që do t’i bashëngjitet Bashkimit Evropian.

“Në një shtet që është perëndimor dhe do iu bashkëngjitet BE-së. Jam i lumtur që sot lansojmë projektin e digjitalizimit të bibliotekave tona dhe kjo i mundëson studentëve të jenë të barabartë me studentët e vendeve tjera. Kosova është shtet i pavarur dhe do jetë shtet i integruar në NATO në BE”, deklaroi ai

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img