Prej ditësh, vetë drejtuesit e PAOK-ut kanë nisur negociatat me skuadra të ndryshme, për të tentuar huazimin e lojtarit, duke qenë se Kaçe nuk është më në planet e trajnerit të kësaj skuadre.
Iraklis është shprehur e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares, mirëpo mungesa e dokumenteve greke dhe fakti që ai është futbollist i huaj nuk ia mundësojnë diçka të tillë.
Ergys Kaçe është shqiptar dhe mospasja e një pasaporte të shtetit helen, e ndalon atë që të huazohet tek Iraklis.
Përpara se Kaçe të zgjidhte Shqipërinë, atij iu ofrua fillimisht një pasaportë si për ta joshur që të vishte fanellën e kombëtares helene, por në momentin që Kaçe zgjodhi ngjyrat kuqezi, autoritetet helene refuzuan kërkesën e presidentit të atëhershëm të PAOK-ut, i cili u angazhua personalisht me plotësimin e dokumentacionit.
.