26,04,2024

Kaçanik: Shkolla e Mesme Profesionale “ Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” kremton ditën e shkollës

Must Read

Shkolla e Mesme Profesionale “ Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” shënoi sot ditën e shkollës. Në tubimin organizuar për nder të kësaj ditë, në oborrin e shkollës është prezantuar një program i pasur kulturo-artistik.

13015283_951341434979701_3923526628365284965_n

Drejtori i SHMP ” Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” Bafti Loku, falënderoi të gjithë të pranishmit që nderuan ditën e shkollës, ndërsa në mënyrë të veçantë falënderoi për prezencë familjet e dëshmorëve Guri dhe Çaka, emrin e të cilëve mban shkolla. Ai shtoi se nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur rezultate të mira si në organizimin e punëve vullnetare, aktiviteteve të lira dhe praktikë profesionale e organizime të tjera me interes për shkollën.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se ndihemi të privilegjuar që sot në shënimin e shkollës, kujtojmë dëshmorët të cilët me sakrificën e tyre bënë që ne të ndihemi të lirshëm të jetojmë, festojmë, mësojmë e studiojmë, ndërsa shtoi se 17 vite pas luftës jemi duke investuar vazhdimisht në arsim që të kemi një cilësi sa më të mirë dhe të krijojmë kushte të favorshme për mësim. Kryetari uroi nxënësit dhe profesorët në ditën e shkollës, duke u dëshiruar suksese të mëtejme.
Për historikun e shkollës foli profesori Zekrija Baftiu, i cili tha se kjo shkollë aktivitetin e saj ka filluar në vitin 1967, ndërsa në vitin 2002 mori emrin “ Feriz Guri dhe Vëllëzërit Çaka”, kurse momentalisht shkolla ka 623 nxënës të lëmive të ndryshme.
Drejtoria e shkollës nderoi me mirënjohje të gjitha ndërmarrjet private që ndihmuan në realizimin e praktikës së nxënësve. Nxënësit e kësaj shkolle shpalosën para të pranishmëve një program ta pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img