02,05,2024

Ka ndërruar jetë anesteziologu ferizajas Dr. Afrim Tasholli

Must Read

Ferizaj sot humbi  mjekun dhe anesteziologun shembullor, njeriu i cili me shpirtë e deshi profesionin e tij dhe deri në momenete e fundit, kur sëmundja e mundi, ishte në në krye të detyrës dhe në ndihmë të pacientëve, Dr. Afrim Tasholli.

Me këtë rastë  familjarët, bashkëpunëtorët dhe  të gjithë ata që e njohën Dr, Afrim Tasholli u kanë shprehur ngushëllime   i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Dr. Jeton Zeqiri.

“Me dhembje të madhe e zemërthyer, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesionistit të rrallë, qytetarit shembullor, mikut tim të shtrenjtë, Dr. Afrim Tasholli.

Ferizaj është në zi, shëndetësia e Ferizajt humbi njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.

Pa fjalë, i tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tasholli, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas.

Dritë pastë shpirti i tij!

Agim Aliu”

“E zorshme, e dhimbshme e trishtë  të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.

Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.

Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis  “Elena Gjika”.

Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.

Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.

Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.

Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit” ka shkruar drejtori I Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img