Ferizaj sot humbi mjekun dhe anesteziologun shembullor, njeriu i cili me shpirtë e deshi profesionin e tij dhe deri në momenete e fundit, kur sëmundja e mundi, ishte në në krye të detyrës dhe në ndihmë të pacientëve, Dr. Afrim Tasholli.
Me këtë rastë familjarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën Dr, Afrim Tasholli u kanë shprehur ngushëllime i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Dr. Jeton Zeqiri.
“Me dhembje të madhe e zemërthyer, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesionistit të rrallë, qytetarit shembullor, mikut tim të shtrenjtë, Dr. Afrim Tasholli.
Ferizaj është në zi, shëndetësia e Ferizajt humbi njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.
Pa fjalë, i tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tasholli, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas.
Dritë pastë shpirti i tij!
Agim Aliu”
“E zorshme, e dhimbshme e trishtë të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.
Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.
Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.
Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.
Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.
Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.
Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.
Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit” ka shkruar drejtori I Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.