20,07,2025

Juncker: Mbyllja e dyerve për Turqinë, do të ishte gabim i madh

Must Read

Ndërprerja e mundshme e negociatave për anëtarësimin e Turqisë për politikën e jashtme të BE-së do të ishte një gabim i madh, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë me televizionin ARD të Gjermanisë.

Më parë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se Turqia ruan statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke shtuar se vendi duhet t’u përmbahen vlerave të BE-së.

“Përparimi në negociatat përcaktohet nga disa kushte, duke përfshirë respektin për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut”, tha Andreeva.

Reagimet e tilla të Komisionit Evropian dhe presidentit të saj erdhen pasi Austria bëri thirrje për pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, për shkak të “demokracisë së pamjaftueshme në vend, pas një përpjekje të dështuar për grusht shtet”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img