19,05,2024

Kërkesa të shumta nga ana e qyteatrëve

Must Read

Banorët e fshatrave Komoglavë, Gërlicë,Sojevë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër, në takimin e sotëm konsultativ kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshmet me qëllim të vetëm që ato të përfshihen në projketbuxhetin e vitit 2017/2019.

Fillimisht kryetari i Komunës së Ferizajt, banorët e këtyre fshatrave i ka njoftuar në mënyre të detajuar lidhur me buxhetin e vitit 2017 dhe viteve në vazhdim. Ai me tutje ka folur edhe për realizmin e shumë projekteve madhore që do të realizohen në Komunën tonë, duke përfshirë këtu edhe projektet që pritet të realizohen me buxhet të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Svarqa,ka thënë se gjatë vitit 2017 do të kemi një buxhet prej 26 milion e 485960 eurove, prej të cilit 22 milion vinë nga granti qeveritar, ndërsa 4 4859060 nga të hyrat vetanake, e që është një kontribut i drejtpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme.

Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, por dominonin asfaltimet e rrugëve, kanalizime,ujësjellës, fusha sportive,por edhe projekte të shumta arsimore.

Të gjitha kërkesave të qytetarëve i është përgjigjur kryetari Svarqa, së bashku me drejtorët e Drejtorive komunale që ishin të pranishëm në këto diskutime.

Takimet konsultative nga afër po i përcjell edhe organizata INPO dhe Avonet.
Takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen të hënën nga ora 18:00, takimi do të mbahet në Kosinë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Lloshkobare, Koshare, Dremjak dhe Slivovë.

Në ora 20.00 takimi do të mbahet në Softaj ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave :Sazli,Talinoc i Muhaxherëve, Pojatë dhe Papaz.

13925580_1227049940663160_6390900597701098572_o 13937874_1227050413996446_7310974837076688583_o 13765763_1227050343996453_8099422997636327104_o 13962950_1227050233996464_3405406432811769265_o 13937874_1227049973996490_980256150469874052_o 13903202_1227049947329826_7884469167303692965_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img