05,05,2024

Jetmir Vehbiu ka nevojë për ndihmë financiare për shërim. Këshilli i fshatit Prelez në kërkim të ndihmave financiare për shërimin e tij

Must Read

Jetmir Vehbiu 25  vjeçar  nga fshati Prelez këto ditë është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë , kurimi i së cilës duhet të behët në Turqi dhe ka një kosto prej 110 mijë eurosh. Këshilli i fshatit  Prelez i Jerlive është mobilizuar dhe nga nesër do ta vendos një pikë grumbulluese në qendër të Ferizajt për të cilën, sot e mori lejen nga komuna e Ferizajt.

 Ata lusin të gjithë njerëzit vullnetmirë që brenda mundësive të japin mjete në forma të ndryshme për të ndihmuar këtë bashkëfshatar të tyre.

 Anëtarë të këtij këshilli pohojnë se ka dy ditë që kanë organizuar aksione grumbullimi të mjeteve financiare në fshatrat përreth e në lokalitete të tjera por ka nevojë të mblidhen shumë mjete për rastin e Jemir Vehbiut.

I riu ferizajas Jetmir Vehbiu me të kuptuar për sëmundjen është nisur për shërim në Turqi dhe si ndihmë ka përfituar një shumë  prej 30 mijë eurosh nga Ministria e shëndetësisë por i duhen edhe 80 mijë euro të tjera që të përfundojë trajtimin për shërim nga sëmundja e leukemisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img