11,09,2025

Jeta e një të moshuare që jeton me kazanët e mbetjeve (Foto+Video)

Must Read

Janë biznes për klientët e tij dhe për mafian e plehrave, por për njerëzit janë shkatërrim. Safije Cani është 80 vjeçe banon në Laprakë, dhe jeton duke rrënuar nëpër kazanët e plehrave.

E braktisur në çdo drejtim nga shteti, paratë që nxjerr nuk i dalin as per të paguar dritat, as për ilaçe. Sekretari për Aksionin Qytetar pa nga afër kushtet e vështira ku jeton 80 vjeçarja.

“Jam 80 vjeç dhe jetoj vetëm. Mbledh kanaçe përditë, mos i paça kalamajtë. Fëmijët kanë ikur në Azil. Nuk kam askënd”, thotë ajo.

Salianji: Sa lekë fiton me këto?

E moshuara: 500 lekë, 500 të vjetra në ditë.

Salianji: Dritat kur t’i kanë prerë?

E moshuara: Prej dy vjetësh. Vetëm një llampë kam këtu (në kuzhinë) dhe në korridor.

Ajo thotë se askush nuk interesohet për jetën e saj, shteti e ka braktisur.

“S’ka ardhë kërkush. Vetëm jam këtu. Nga bashkia nuk duket kurrkush. S’kam parë kërkënd dhe asnjeri nuk më ndihmon. Nuk vjen asnjeri të më shohë”, thotë e moshuara.

Salianji: “Këtu tek ty mund të vijnë vetëm për fushatë për reklamë me kamera. Ja kështu si ti për tek plehrat i thotë qytetarëve shqiptarë se do të punësojë 30 mijë veta, ja kështu si ty do të punësojë njerëz, me 500 lekë të vjetra në ditë apo një mijë lekë e ta mbushë Shqipërinë plot me plehra. Ndërkohë Rama fiton 150 milion euro nga kjo. Ky godet të varfërit, godet njerëzit e pamundur si ti dhe bën lek për të pasurit dhe njerëzit e tij. Po ilaçet, shëndetësinë a ta kanë dhënë falas”?

E moshura: Jo, jo nuk më japin asgjë falas, i kam blerë dhe shtrenjtë. Mezi më del se duhet dhe të ha.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img