27,07,2024

Prindi nga Koçani i shpëtoi jetën djalit duke i dhuruar veshkën e tij

Must Read

Pasi që kaloi një vitë në dializë, në çdo të dytën ditë e kishte të domosdoshme të shkonte për pastrimin e gjakut, ky djalosh 23 vjeçar ka fituar mundësi të dytë. Babai i tij i dhuroi jetën dhe në qershor të këtij viti i është bërë transplantimi i veshkës. “Tani jam shumë më mirë sesa kur shkoja në dializë, veshkën ma dhuroi babai im”,  theksoi Ivan Domevskij nga Koçani, transmeton Zhurnal.

Vdekjes i ka shpëtuar edhe bashkëqytetari i tij Goce Arsov i cili në vitin 2014 mori veshkën nga një grua e ndjerë. Më shumë se tre vite ka qenë vizitor i qendrës për dializ.

“Më 22 shtator të vitit 2014 më dhuruan veshkën. Vazhdimisht jam në kontakt me familjen, ndoshta jo për çdo ditë po ndërmjet ditëve patjetër, shumë me rëndësi mbijetesa edhe unë jetoj për së dyti herë pa mos shkuar në dializë”, theksoi Goce Arsov nga Koçani.

Duke qëndruar transplantim në vitin 2015, me sukses iu është transplantuar veshka katër pacientëve. Edhe kaq akoma duhet të bëhen deri në fund të vitit. Si nga mjekët ashtu edhe nga shoqata “Nefron” presin të tejkalohen të gjitha pengesat dhe ky proces të jetë i suksesshëm i njëjtë me atë të vitit 2013 dhe 2014.

“Edhe pse tani më është e njohur por dua të përsëritem se jemi krenar veçanërisht me punën para tre viteve ishim në nëntëshin e kuadrit botëror për transplantim. Ajo është një sukses shumë i madhë për ne”, theksoi Sasho Dohçev, shef i ekipit për transplantim. “Ekipi është i përgatitur, mjekët janë të gatshëm dhe mund të bëhen transplantime”,  thotë Mihail Penev, drejtor i klinikës së urologjisë.

“Ndoshta do të jem subjektiv, mirëpo në emër të pacientëve nuk jemi në kushte kur kemi zakone, ka ekipe që nuk bëjnë transplantime. Të gjitha pengesat do të tejkalohen”, thotë Dushko Georgievski, nga shoqata Nefron. Duke mos duruar të presin, nga ana e Nefronit thonë se periudhën e kaluar ka pasur pacient që kanë dal jashtë vendit për transplantim.

Në ditën evropiane kushtuar dhënies së organeve, nga shoqata thirrën për tu vetëdijesuar sa më shumë popullata se dhënia e organeve shpëton jetën e dikujt.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img