28,04,2024

Jepet sistemi pikë -pikë për 24 fermerë që po kultivojnë dredhëzën industriale në Komunën e Ferizajt

Must Read

Zyrtarë komunalë nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari kanë bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë- pikë dhe pajisje të tjera të cilat janë të nevojshme për 24 fermerët te cilët do të kultivojnë dredhëzën industriale në tokat e tyre edhe këtë vit.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari Burim Bajrami, shpjegon se investimi në këtë kulturë të re është parë tek kërkesa e tregut të jashtëm për ta blerë atë, por edhe tek dobia që kanë fermerët për ta kultivuar dredhëzën industriale.


“Në kuadër të planifikimeve që kemi bërë vitin e kaluar, tanimë po bëjmë shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë dhe folinë e zeze së bashku edhe me rezervarët e ujit, për 24 fermerë të cilët kanë përfituar nga 50 ari dredhëz industriale të llojit senga-sengana dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Ne si drejtori kemi bërë financimin e sistemit të ujitjes dhe folisë së zezë, ndërsa partnerët tanë strategjikë siç janë “Besiana-B” dhe “Agrum SHPK” janë të obliguar që të furnizojnë këta fermerë me dredhëz industriale të llojit senga-senga. Po ashtu kemi hasur në mirëkuptim me këtë dy bashkëpunëtore që të gjitha produktet që arrin ti kultivojnë këta fermerë ta kenë tregun e sigurte”, ka thënë drejtori Bajrami.

Visar Aliu bashkëpunëtore strategjik i këtij projekti, tha se kultivimi i dredhëzës industriale po realizohet edhe me grumbulluesit e pemëve të imëta të cilët në këtë projekt janë partnerë strategjikë. Ai shpjegojnë se tregu për dredhëzën industriale është i sigurte, ndërkaq edhe përfituesit u shprehën të kënaqur me përkrahjen që u është dhënë.

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj këto ditë është duke punuar edhe në projekte të tjera të shpërndarjes së makinerisë bujqësore dhe në fushën e blegtorisë dhe pritet që në ditët në vazhdim përfituesit të marrin edhe subvencionet e planifikuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img