28,04,2024

Jep dorëheqje Kryeinspektori Ridvan Berisha. Kryetari Aliu falënderon Berishën për kontributin e tijë

Must Read

Zyra për informim e Komunës së Ferizajt ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka dhënë dorëheqje kryeinspektori komunal Ridvan Berisha.

Në njoftim thuhet se Berisha ka  kërkuar të lirohet nga detyra e Kryeinspektori  për shkollim dhe avancimit të mëtejmë professional.

 Për punën e tijë si  Kryeinspektor , Berishën e ka falënderuar edhe kryetari Agim Aliu.

Ky është njoftimi i plotë  për rastin e Kryeinspektorit Ridvan Berisha.

Lidhur me dorëheqjen e Koordinatorit të Inspektoratit të Komunës Ridvan Berisha, Komuna e Ferizajt shpreh falënderim publik për angazhimin e tij të deritanishëm, bashkë me Inspektoratin e Komunës që me dhjetëra aksione, të sjellë një standard të ri të punës, rendit e rregullit në Ferizaj.

Së dyti, sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19, Komuna e Ferizajt përkatësisht Shtabi Emergjent Lokal i kryesuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka marr vlerësime në shkallë kombëtare për menaxhimin e suksesshëm të sfidave të pandemisë, pjesë e pashkëputshme e të cilit sukses është edhe Inspektorati i Komunës.

Së treti, dëshmia më e mirë që nxjerr të vërtetën për dorëheqjen e Kryeinspektorit Ridvan Berisha është njoftimi i tij i datës 23.10.2020 për lirimin nga detyra e koordinatorit të Inspektoratit të Komunës, ku janë arsyet e shkollimit, avancimit të mëtejmë profesional ato që kanë sjellë tek akti i dorëheqjes.

Komuna e Ferizajt, Kryetari i Komunës, Agim Aliu falënderon kryeinspektorin Berisha për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese të mëtejme në rrugëtimin profesional.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img