02,12,2024

Jahja Lluka: Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë

Must Read

“Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tone”, Mit’hat Frashëri.

Nga dera e madhe e familjes Frashëri, dolën katër burra të cilët me veprimtarinë e tyre e ndriçuan kombin shqiptar duke e rikthyer në lavdinë që i përkiste.

Veprën e babait Abdylit dhe agjallarëve Samiut dhe Naimit e vazhdoi Mit’hat Frashëri. Mit’hat Frashëri la pas vetes një krijimtari shumëdimensionale e cila ishte shtyllë për shtetin shqiptar, andaj edhe sot duhet kujtuar me respekt personaliteti i tij, sepse nderi për Mit’hat Frashërin është nder për kombin dhe shqiptarët kudo që janë. Dija dhe atdhedashuria janë ato që e shpien një individ përpara, cilësi këto që u gërshetuan në karakterin e Mit’hatit, duke e shndërruan figurën e tij në frymëzim për gjeneratat e reja, se si duhet punuar me përkushtim dhe dinjitet që një vepër të marrë formë sublime.

Mit’hat Frashëri nuk kurseu asgjë ndaj atdheut. Shqipërisë i fali rininë, pasurinë dhe kohën. Andaj duhet të jetë shembull dhe për ditët tona, se atdheu nuk duhet për përfitime dhe dëshira personale, se vetëm kur jemi të vetëdijshëm se kemi përgjegjësi ndaj vetëvetes, familjes, shoqërisë dhe kombit, ne mund të presim një jetë më të mirë, për ne si populli më i vuajtur i këtij kontinenti të vjetër aq sa dhe baballarët tanë. Më 4 prill 1929, Mithat Frashëri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një Instituti Albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.

Duke qenë mirënjohës ndaj veprës sublime të tij, gëzohem që eshtrat e Mit’hat Frashërit po rivarrosen në Shqipëri me 14 nëntor. Eshtrat e tij u nxorën një ditë më parë nga varreza Ferncliff e qarkut Westchester, ku preheshin që nga viti 1949 dhe të shtunën u sollën në Qendrën Nënë Tereza të kishës shqiptare që ndodhet pranë varrezës, për ceremoninë e përcjelljes.

Mit’hat Frashëri dha shumë për Shqipërinë, duke i dhënë përjetësinë veprës së vet, ndaj eshtrat e tij le të prehen në tokën e shejtë të cilën aq shumë e çmoi.

U lind me më 25 mars 1880 në Janinë,shkollimin e mbaroi në Stamboll, për t’u rikthyer në Selanik.

Duke e parë gjendjen në të cilën ndodhej kombi shqiptar,nuk mundi të rrinte duarkryq, kështu që qëllimi i tij kryesor ishte përkushtimi në kauzën shqiptare, mision ky gati se i pamundur për rrethanat ekzistuese.Për këtë qëllim filloi botimin e revistës “Liria” në Selanik.

Më 14 nëntor- 22 nëntor 1908 merrë pjesë në Kongresin e Manastirit,ku zgjodhet kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta).

Pas shpalljes së Pavarësisë me 1912, bëhet pjesë e kabinetit të Ismail Qemalit, në postin e Ministrit për Punët Publike.

Mit’hat Frashëri e mirëpret ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, mirëpo pas largimit të tij dhe ai detyrohet të largohet nga atdheu.Jetoi në Bukuresht, e në Lozanë ndërsa me 1920, emigron përtej Atlantikut,në SHBA. Dëshira e madhe dhe vuajtja për mëmëdheun e shtyen që prapë të kthehet në tokën e shejtë shqiptare. Në janar 1923, fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925.

Duke parë zhvillimet politike në Ballkan, jep idenë për formimon e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar, ishte një ndër kundërshtarët kryesor të rrymës komuniste dhe kjo e fundit për fatin e keq të shqiptarëve triumfon, duke detyruar kështu Mit’hat Frashërin dhe shumë personalitete të tjera të largohen përfundimisht nga atdheu. Ndërroi jetë më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA, si pasojë e një sulmi kardiak.

Veprat letrare të tij, të njohura për publikun shqiptarë dhe të huaj janë: Shqip:“Kalendari Kombiar”“Lirija” dhe “Dituria””Jetëshkrimin për Naim Frashërin” , “Hi dhe shpuzë”, Novelë. “Pritmi i Shqipëris딓Plagët tona”, Ese.Frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915)“La population de l’Epire” (1915) “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger ” (1919) “Albanis et Slaves” (919).

Vepat e përkthyera nga Mit’hat Frashëri në gjuhën shqipe janë: “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898) “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900) “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

Iniciativa për riatdhesimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit, edhe pse e vonshme duhet përgëzuar,sepse pa mendje të ndritura siç ishte Mit’hati, zor që do mund të dilnim nga errësira sllavo-anadollake.

Andaj, çdo brez dhe çdo kohë kishte luftëtaret e saj të pushkës dhe të penës, Mit’hati ishte më i madhi i kohës së vet, një mendje gjeniale me karakter unik.

Frashëri dhe shokët e tij përcillën frymën e lirisë për brezin tonë, sepse ndryshe ishte e vështirë të mbijetonim.

Këtë artikull po e përmbyll me këtë thenie të këtij personaliteti unik Mit’hat Frashërit:

“Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen…”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img