27,04,2024

Ja çfarë uji rrjedh në shtëpitë e banorëve të fshatit Tërrn të Ferizajt (Video)

Must Read

Ferizaj. 23.10.2018. Banorët e fshatit Tërrn të Ferizajt përveç problemeve tjera po përballen edhe me mungesën e ujit të pijes.

Banorët e fshatit Tërrn shumë herë  u gjendën të rrethuar nga uji i cili  vërshonte këtë fshat. Këto vërshime ishin  edhe shkaktarë që këta banorë të kenë probleme edhe me artikullin elementarë të jetës, ujin e pijes.

Ujësjellësi ishte një shpresë  për ta ku së paku  nuk do të kishin   edhe problemin e ujit të pijes  gjatë kohës së vërshimeve.

Por ky problem si duket këta banor po i përcjellë  edhe atëherë kur nuk ka as të reshura e as vërshime,  pasi ujësjellësi  sjellë ujë më të ndotur se gjatë vërshimeve.

Banorët e këtij fshati ankohen se ky problem po i përcjell verë-dimër.

“Përveç problemeve të shumta si fshat po ballafaqohemi edhe me mungesën e ujit të pijshëm si gjatë stinës së verës ashtu edhe gjatë dimrit. Uji për pije me të cilin furnizohet ky fshat është në gjendje shqetësuese, është i pa pijshëm dhe i rrezikshëm. Por kur vije te faturimi ai bëhet rregullisht  e në shumicën e rasteve edhe në mënyrë paushalle. Sinqerisht jemi në hall” thotë një banorë i fshatit Tërrn.

Ky banor i fshatit Tërrn ka dërguar edhe një video ku shihet  se me çfarë uji furnizohen këta banorë.

Kjo do të ishte një sinjal që kompetentët  e “Bifurkacionit të merren më seriozisht me shkakun e kësaj ndotje.

Po edhe Instituti i Shëndetit Kombëtarë në Ferizaj nuk do të duhej të rrinte duarkryq dhe  bëjë sehirë para  një mundësie të përhapjes së ndonjë epidemie nga ky ujë i ndotur.

Por për çudi ky institut edhe pse quhet kombëtarë  zakonisht mbikëqyrë burimet për të cilat është kontraktuar (si të ishte ndonjë kompani private e  jo ISNTITUT I SHËNDETIT KOMBËTARË)

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img