Lajme

Ja çfarë thotë kreu i VV-së për shamitë, “kishën” në oborrin e UP-së dhe Përfaqësuesen e Kosovës

By FerizajPress

September 24, 2016

 

Thotë se ato që duan ta bartin atë dhe vlerësojnë dhe është dëshirë e tyre, nuk duhet ndaluar as në shkollë as në punë.

Ai vlerëson se do të ishte shkelje e të drejtave dhe lirive individuale, e të drejtës për arsimim dhe asaj për punësim, transmeton lajmi.net.

Tha se asnjëherë këtë temë nuk kanë dashur ta përmendin për debat, por sipas tij, gazetarët janë ata që kanë ngritur si pyetje.

VV: Për ‘kishën’ duhet debat publik

Visar Ymeri thotë se objekti i ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk është Kishë, por thjeshtë kishte një qëllim të bëhej e tillë.

Ai thotë se nuk duhet debatuar se ajo është objekt fetar, ngase sipas tij, është objekt i spastrimit dhe uzurpimeve.

“Duhet debat publik. Duhet pyetur Komunën e Prishtinës çfarë mund të bëhet me të dhe të tjerët. Hapësira ku është ai objekt i është uzurpuar Universitetit në mënyrë të dhunshme”, thotë ai.

Mohimi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll

Në një intervistë për RTV 21 Kreu i VV-së Visar Ymeri ka vazhduar ta mohojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë përfaqësuese të futbollit duke theksuar se duhet të ketë një kombëtare.

Ymeri në fakt ka qenë kontradiktor duke thënë se nuk e mohon shtetin e Kosovës por ka theksuar se nuk e njeh shtetin e kapur të Kosovës.

Sipas tij fakti që Kosova ka përfaqësuese nuk do të thotë që përbën atribut shtetëror duke përmendur Skocinë e Uellsin të cilat kanë ekipe por nuk janë shtete të pavarura.