03,05,2024

Kërcënon Gjuriq: Nesër vizitoj Pejën ose përmbyset dialogu

Must Read
Marko Gjuriq

“Nesër do të jem në Patriarkanën e Pejës, por jo për shkak se ata kujdesen për këto përpjekje për të më ndaluar, por për shkak se unë jam përgjegjës për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, dhe unë nuk dua të jap asnjë arsyetim për ata që duan të dëmtojnë atë” ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net

Qeverinë serbe, sipas tij, nuk do ta pengojë asgjë që të jetë afër njerëzve të tyre.

Madje ai ka ftuar Bashkimin Europian që të reagojë për këtë veprim, sepse sipas tij, kjo mund të përmbys procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me anë të dialogut.

Ai është shprehur i habitur për synimin e institucioneve të Prishtinës për të parandaluar atë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, ku ai donte t ‘i ofronte nevojat bazike murgeshave serbe.

Ai shtoi se Brukseli do të duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për mosrespektimin nga ana e Prishtinës për lirinë e lëvizjes./Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img