28,12,2024

Ismaili: Në Ferizaj do ta ndërtojmë patjetër spitalin e ri

Must Read

Ferizaj. 01.10.2017. Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt, Ministri i Shendetsisë Uran Ismaili i shoqëruar nga kryetari Muharrem Svarqa, përfaqësues të Organizatës “Save the children” ,Unicef dhe perfaqëues të 13 organizatave të tjera joqeveritare kanë filluar javën e gjidhënies, duke inkurajuar nënat e reja që femijët e tyre t’i rrisin me qumësht gjiri.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se nënat e reja kanë nevojë për një përkrahje më të madhe institucionale, me qëllim që për fëmijët e tyre të ketë një fillim të shëndetshëm të jetës.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka arritur që ta miratojë Ligjin për të ushqyerit me qumësht të gjirit, por i njëjti ka nevojë për një zbatim më të fuqishëm, që mund të bëhet me përkrahjen e institucioneve politikëbërëse, institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve shëndetësor.

Ministri Ismaili tha kështu sot gjatë vizitës në maternitetin e Spitalit të Ferizajt, ku bashkë me përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, të SHSKUK-së dhe autoritetet lokale, morën pjesë në shënimin e fillimit të Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit (1-7 tetor 2017) në Kosovë, që sivjet shënohet me moton: “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.

Ministri Ismaili theksoi edhe rëndësinë e madhe që kë informimi i nënave të reja dhe popullatës për rëndësinë e të ushqyerit më qumësht të gjirit, ndërkohë që në një bashkëbisedim me zyrtarë të Spitalit, autoritetet lokale të Ferizajt dhe profesionistët aty, shprehu përkushtimin e tij që kjo komunë, ta ndërtojë Spitalin e ri, që do të ishte një përgjigje në nevojat që i ka popullata e Ferizajt për shërbime shëndetësore më të mira.

“E pamë nga vizita këtu që stafi mjekësor janë shumë të përkushtuar, por mungon infrastruktura pasi kjo që është mjaft e vjetruar dhe nuk i përmbush nevojat. Për këtë zgjidhje do të jetë spitali i ri i qytetit që do të bëhet patjetër, sepse i duhet qytetit të Ferizajt dhe popullatës këtu. Këtë spital do ta bëjmë patjetër, dhe kjo është e sigurt, ashtu siç është e sigurt se del dielli”, u zotua Ministri Ismaili.

Ndërsa premtoi se Ferizaj shumë shpejt do ta ketë Spitalin e ri ku kushtet do të jeneë shumë të mira.

Me këtë rast  edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa është shprehur se gjidhënia ka rëndësi tejet të madhe për shëndetin e fëmijes.

“Dëshiroj t’u bashkohem të gjithë atyre që këto ditë i inkurajojnë nënat e reja që ta praktikojnë gjidhënien, si një veprim dhe praktikë me të mira të shumëfishta. Unë nuk jam mjek që t’ju shpjegoj rëndësinë shëndetësore të gjidhënies, por do t’ju përkujtoj një aspekt të traditës popullore, e cila duket se nuk është vetëm tek shqiptarët, por shumë më e përhapur.Janë të njohura në traditën tonë formulimet: “Hallall gjinin e nanës”, ose përgjërimet e llojit “Pashë gjinin që ta kam dhanë”! Këto formulime, tregojnë se që nga kohët më të vjetra, gjidhënia është çmuar nga njerëzit gati si diçka e shenjtë. Unë nuk jam i sigurt se në ato kohët njerëzit kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë shëndetësore të gjidhënies, por jam i sigurt se e kanë ditur që përmes kësaj praktike, bëhet një lidhje e ngushtë në mes fëmijës dhe personit që i jep gji, qoftë ajo nënë, apo vetëm ushqyese. Historia thotë se edhe perandorët më mizorë, janë sjellë me shumë respekt ndaj gruas që i kanë ushqyer ata me qumështin e gjirit, kur kanë qenë të vegjël. Sot, ndërkaq, moderniteti, sikur e ka tëhuajsuar njeriun. Për arsye estetike, gjithnjë e më shumë gra, nuk u japin gji fëmijëve të tyre. Pa dyshim që kjo nuk është një sjellje e pëlqyer, pasi shkakton dëme të pariparueshme në raportin e saj me fëmijën, sidomos në aspektin emocional, sepse gjidhënia, duhet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e të qenit nënë.Një nënë që e rrit me qumësht gjiri fëmijën e vet, me të drejtë do të presë më shumë respekt kur fëmija të rritet. Prandaj, edhe një herë dëshiroj t’u jap zemër nënave të reja që t’i rrisin fëmijët e tyre me qumësht gjiri, sepse kështu do të jetë më mirë edhe për to, por sidomos për fëmijët” ka thënë kryetari Svarqa, duke potencuar faktin se Ferizaj aktualiasht nuk ka Spital qe duhet te ketë pavarsisht numrit te madh te lindjeve që bëhen në repartin e Gjinekoogjisë.

Edhe drejtori i spitalit të Ferizajt Bejtush Jaha ka falënderur të gjitha këto struktura që morën pjesë në Spitalin e Ferizajt, duke shtuar se mjekët dhe infermierët ferizajas po bëjnë të pamundurën që të inkurajojnë nënat e reja që fëmijet e tyre t’i ushqejnë me qumësht gjiri.

Nënat ferizajase janë inkurajur per gjidhëine edhe nga perfaqësues të tjerë shëndestor, por edhe drejtues te organziates “Save the children” por ata nga “UNICEF” të cilët me këtë rast edhe u dhuruan nënave të reja nga një dhuartë simbolike dhe fletushka me udhëzimet për gjidhënie.

U bë e ditur se në Spitalin e Ferizajt gjatë një viti kryhen rreth 1600 lindje.

Fotografia e Komuna Ferizaj
Fotografia e Komuna Ferizaj
Fotografia e Komuna Ferizaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img