18,11,2024

Ish shefi i xhandarmerisë serbe që deshi ta kidnaponte Gjukanoviqin, dyshohet për krime në Kosovë

Must Read

Dikiq u arrestua sot bashkë me 15 persona tjerë në Mal të Zi, nën dyshimet për sulm terrorist pikërisht kur po mbaheshin zgjedhjet.

Po ashtu Dikiq dhe grupi i tij terrorist planifikonin edhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq, si dhe vrasjen e një numër malazezësh në Podgoricë gjatë festimit të fitores, transmeton lajmi.net.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën”, citohet të ketë thënë Dikiq gjatë një vizite në veriun e Kosovës duke u fotografuar para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk do ta lëshoni tokën e shenjtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar Dikiq në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagimi i tij kishte ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për kontrollin e zonës 25 km të hapësirës ajrore të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën mes ushtrisë së Serbisë dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Këtë marrëveshje e patën nënshkruar gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, në Prishtinë.

Bratisllav Dikiq njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare si dhe për implikimin e tij dhe pjesëtarëve të policisë serbe në disa konflikte me ushtarët e KFOR-it, për çka me kërkesë të ndërkombëtareve, Dikiq është shkarkuar nga pozita e komandantit të xhandarmërisë nga ana e ish-presidentit serb, Boris Tadiq.

Gjenerali Dikiq i cili dyshohet edhe për krime në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për disa vepra tjera kriminale dhe skandale në Serbi.

Ai e pat vizituar Kosovën në maj të viti 2013 ku pati qëndruar në veri të Mitrovicës, së bashku  me Aleksandër Vulinin.

Ndër të tjera, ai ishte akuzuar edhe për pengim të procesit të votimit gjatë zgjedhjeve të mbajtura në nëntor të viti 2013. /Lajmi.net/

Grupi terrorist nga Serbia planifikonte kidnapimin e kryeministrit Gjukanoviq

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img