25,12,2024

Ish kryesuesi i Komisionit Disiplinor të FIFA-s bën thirrje të kihet kujdes me vendimin për Xhakën dhe Shaqirin

Must Read

Të dy këta, shtuar së fundi edhe kapitenin Stephan Lichtsteiner, janë pjesë e një hetimi të Komisionit Disiplinor të FIFA-s për festën me shqiponjë në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Sipas raportimeve, yjet e Përfaqësueses së Zvicrës mund të hetohen për shkelje të nenit të 5 të kodit disiplinor, që shkruan se kushdo që provokon audiencën gjatë një ndeshje mund të suspendohet me dy ndeshje dhe të gjobitet me pesë mijë franga zvicerane.

Mathier gjatë një interviste për ‘20min.ch’, është deklaruar i habitur me rastin e hapur nga FIFA.

“Unë jam i habitur që FIFA ka hapur rast. Për mua, festimi ka ardhur nga euforia dhe jo nga simbolet politike, dhe kjo nuk ka të bëjë me asnjë provokim kundër serbëve dhe zviceranëve”, ka deklaruar Mathier, përcjell lajmi.net.

Në pyetjen se sa janë gjasat për t’u dënuar Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner, ai ka refuzuar të përgjigjet, duke qenë i befasuar me atë që po ndodhë në FIFA e duke e pritur me interes të madh këtë gjykim, që ngritët për herë të parë nga shtëpia më e madhe e futbollit.

“Unë nuk mund t’i përgjigjëm kësaj. Por me interes të madh po e pres këtë gjykim”, ka vazhduar 82 vjeçari, që për 15 vite ka punuar në FIFA, ku ka kryesuar edhe Komisionin Disiplinor të këtij institucioni.

Ai në fund ka apeluar për një kujdes të madh nga FIFA, pasi me këtë veprim do të hap shumë raste të reja që mund të kenë sfond politik dhe fetar, gjë e cila do të sillte shumë ndërlikime.

“Pastaj FIFA do të kishte një problem të madh”, u përgjigj Mathier në pyetjen çka nëse dënohen lojtarët e Përfaqësueses së Zvicrës.

“Që nga ky moment, çdo gjest që mund të ketë pak sfond politik apo fetar duhet të hetohet. Kjo do të shkaktonte shumë raste të reja dhe të ndërlikuara”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/

 

[ad_2]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img