23,04,2024

Nëse e bëni këtë, iPhone bllokohet përgjithmonë

Must Read

Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk ka kush që ta zhbllokojë atë më.
Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më.

Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC ose laptop, shkruan Gazeta Express.

Ky bllokim ndikon në iPhone, iPad dhe iPad Touch që kanë procesorë 64-bit dhe që veprojnë me iOS 8 ose iOS 9, duke përfshirë iPhone 5S ose më të ri.

Mos e bëni këtë dhe mos ia bëni këtë askujt!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img