27,12,2024

IPK: Policia e Ferizajt me reagimin më të shpejtë policor

Must Read


Në krahasim me zyrtarët policorë të rajoneve tjera në Kosovë, ata të Ferizajt po cilësohet të kenë reagimin me të shpejtë policor në raste të ndryshme të raportimeve.Për përgjigje në informatat që pranohen nga qytetarët apo institucionet, për ngjarje të ndryshme ku nevojitet intervenimi policor, policëve të Ferizajt iu duhen vetëm 9.12 minuta kohë.Nga tetë stacionet policore të Kosovës që kanë qenë të përfshira në raportin e Inspektoratit Policor të Kosovës për reagim më të shpejtë, pas Ferizajt që u cilësua me reagimin më të shpejtë, e dyta vjen Mitrovica e Jugut.
Për policët e këtij rajoni, sipas IPK-së, mesatarja e reagimit nga analiza e bërë është 12.62 minuta.Ndërsa Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut, në diagramin e IPK-së dalin që të kenë reagimin më të ngadaltë nga të gjitha drejtoritë tjera, pasi mesatarja e reagimit policor nga zyrtarët e kësaj drejtorie është 20.7 minuta.Nivel mesatar të reagimit policor kanë pasur drejtoritë rajonale në komunat e tjera, përfshirë këtu Gjilanin me një periudhë kohore prej 13.58 minuta e Gjakovën me 13.74 minuta.Pas këtyre të fundit vjen ajo e Prishtinës që renditet në vendin e 5-të për nga reagimi më i shpejtë e deri tek ai më i ngadalti.
Zyrtarëve të DRP-së në Prishtinë iu duhen 14.58 minuta kohë për t’iu përgjigjur rasteve në terren për çfarëdo informacioni.
Pas Prishtinës, Drejtoria Rajonale e Prizrenit është ajo që merr vendin e gjashtë me 16.09 minuta, duke u pasuar me Pejën që ka një mesatare prej 17.93 minutave.
Ky inspektim i IPK-së është i paraparë në planin vjetor të inspektimeve të rregullta dhe ka për objektiv matjen dhe analizën e kohës së reagimit policor, nga momenti i pranimit të thirrjeve deri në arritjen e njësive policore në vendin e ngjarjes.
Subjekt i këtij inspektimi të IPK-së kanë qenë 41 stacione policore që janë në kuadër të drejtorive rajonale policore.Periudha e mbulimit nga IPK për të analizuar dhe matur kohën e reagimit policor ka qenë 3-mujore. Në këtë periudhë janë përfshirë muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2022.
Rezultatet e inspektimit erdhën nga takimet që patën inspektorët e IPK-së me 41 drejtues dhe bartës funksionesh në stacionet policore të Kosovës, duke përfshirë këtu komandantët e stacioneve policore, shefat e operativës së stacioneve, mbikëqyrësit e ndërrimeve dhe zyrtarët në bazat e komunikimit.
Pjesë e metodologjisë së inspektimit kanë qenë edhe këqyrja dhe verifikimi i radio-logjeve, përfshirë këtu 123 logje mujore operacionale.
Po ashtu, sipas IPK-së në metodologji është përfshirë edhe plotësimi i formularëve mbi analizën e 15 mijë e 105 mostrave të ngjarjeve të ndryshme e gjithashtu edhe marrja e dokumenteve si raporte, logje operacionale e të tjera

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img