Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron reshje të mëdha për të martën

Must Read

Në Kosovë, të martën mundet të ketë vërshime për shkak të reshurave të mëdha që pritet të përfshijnë vendin.

Kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga Sektori i Hidrologjisë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovë.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.

“Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme”.

“Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img