03,05,2024

Institucionet shëndetësore të Ferizajt reduktojnë shërbimet

Must Read

Pas krijimit të situatës emergjente për shkak të koronavirusit, institucionet shëndetësore në Ferizaj kanë reduktuar shërbimet.

Për momentin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është ndërprerë shërbimi i vaksinimit të fëmijëve, si dhe shërbimi i vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë, ndërsa departamenti i diagnostikës është duke funksionuar vetëm për raste emergjente.

Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj Nadire Ymeri, tha se kështu do të vazhdohet deri në përmirësim të situatës me koronavirusin.

“Edhe gjatë kësaj situate pandemie të gjitha shërbimet mjekësore kryhen, këtu bën përjashtim shërbimi vizitave për nëna dhe fëmijë që dalin në terren, si dhe shërbimi i vaksinimit me përjashtim të rasteve tek lëndimet që bëhet vaksinimi dhe vaksinat menjëherë pas lindjes ku shkon infermierja në spital dhe vaksinon foshnjat e porsalindura, përndryshe shërbmet e tjera të gjitha kryhen, është në rënie numri i pacientëve, por megjithatë bëhen vizita në të gjitha QMF-të. Diagnostika punon vetëm për raste emergjente, rastet e tjera shtyhen për një kohë derisa të bëhet përmirësimi i situatës epidemiologjike, orari është i njëjtë nuk ka dallim prej orës 7:00-14:00, diagnostika funksionon në këtë orar, ndërsa pasdite funksionojnë shërbimet si zakonisht, edhe shërbimi i vizitave shtëpiake për të moshuarit që janë të lidhur për shtrati funksionon”, tha Ymeri, transmeton Televizioni Tema.

Edhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u kryer vetëm rastet emergjente.

“Sa i përket shërbimeve në institucionet tona janë duke u kryer të gjitha shërbimet që janë raste urgjente, ndërsa rastet e planifikuara janë të ndaluara, dializa është kategori e veçantë është duke u kryer puna 24 orë dhe nuk është ndaluar asnjë minutë. Në bazë të udhëzimeve administrative që i ka dërguar Ministria e Shëndetësisë dentistët, mjekësia fiziatrike është e ndaluar, përpos rasteve emergjente. Rastet urgjente të profileve të tjera kryhen të gjitha, por vetëm ato që janë urgjente”, tha drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Nga Ferizaj kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, ku njëri prej tyre me të ardhur nga Gjermania është futur në karantinë, ndërsa tjetri me vendbanim në fshatin Sazli ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, ku të njejtit pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitiv edhe Covid-19. Aktualisht në Ferizaj mjekët kanë referuar 29 persona për vetëizolim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img