07,05,2024

Inspektorati thotë se në rastin e Ferizajt, Policia nuk i tejkaloi ko mpetencat

Must Read

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria, kanë konstatuar se dy zyrtarët policorë të përfshirë në pë rleshje me dy qytetarë, në Ferizaj nuk kanë tejkaluar ko mpetencat e tyre.

Më 14 gusht, në orët e mbrëmjes dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përgjatë inspektimit të zbatimit të masave ndaj COVID-19 në  një qendër tregtare në Ferizaj, ishin pë rleshur me dy qytetarë, të cilët nuk kishin respektuar masat ku ndër pandemisë.

Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në Inspektoratin Policorë të Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online, se ata trajtojnë çdo an kesë që marrin ku dy shohet që pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë tejkaluar ko mpetencat e tyre.

“Ne si Inspektoriat Policor i Kosovës, trajtojmë të gjitha rastet apo ankesat ku dy shohet se pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar  përgjegjësit obligimet e veta apo kanë ke qpërdor ose kanë ke qtrajtuar qytetarë gjatë kryerjes së detyrës”.

“Në rastin e fundit te Ferizajt ne kemi dal në vendin e ngjarjes kemi bërë he timet e nevojshme, kemi marr pamje prej disa burimeve, dhe ka qenë vlerësim i përbashkët i Inspektoratit  por edhe i Prokurorit, që në këtë rast përdorim i fo rcës nga ana e zyrtarëve të policisë ka qenë korrekt, ka qenë proporcional dhe në përputhje procedurat e policisë”, është shprehur ai.

Ditëve të fundit rastet e su lmit ndaj zyrtarëve policorë që po mbikëqyrin zbatimin e masave të dala nga Qeveria, kundër pandemisë COVID-19, janë shënuar edhe në disa qytete tjera, si Pejë e Lipjan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img