15,06,2025

Inspektorati i Ferizajt,mbylli bizneset që nuk respektuan vendimin për mbyllje

Must Read

Qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, 6 ekipe të Inspektoratit të Komunës kanë dal në terren. Arsye e këtij aksioni është monitorimi i zbatimit të vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës që urdhëron mbylljen e të gjitha bizneseve përjashtimisht ushqimoreve dhe farmacive.

Nga terreni dhe denoncimet e qytetarëve mund të konstatohet se përgjithësisht është zbatuar vendimi për mbyllje, përjashtimisht disa rasteve të cilave me procesverbal i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë e për të cilat Inspektorati i Komunës ka proceduar sipas ligjeve në fuqi.

Sot gjithashtu u kontrollua edhe vendimi i djeshëm i qeverisë lokale për mbylljen e tregjeve në Ferizaj ku u konstatua se është zbatuar plotësisht.

Inspektorati i Komunës apelon tek bizneset që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën do të ketë gjoba të larta për mosrespektuesit e këtij vendimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. Ai theksoi se  përgjegjësia është e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img