25,12,2024

INPO në Ferizaj identifikon lokacionet e paqasshme për personat me aftësi të kufizuara

Must Read

Ferizaj, 13.07.2016 – Organizata Iniciativa për Progres – INPO në kuadër të Javës së Aktivizmit 2016, në bashkëpunim me Handikos Ferizaj ka organizuar aktivitetin e shënjimit të disa lokacioneve ku personat me aftësi të kufizuara e kanë të vështirësuar ose të pamundur qasjen dhe lëvizjen.

Pengesat kryesore të personave me aftësi të kufizuara sa i përket lëvizjes së lirë në qytet vazhdojnë të mbesin mungesa e pjerrinave, trotuaret e dëmtuara, vendosja jo adekuate e tabelave njoftuese të komunikacionit, pjerrinat e papërshtatshme, shtyllat dhe trafot elektrike në rrugë. Gjithashtu pjesa më e madhe e trotuareve në qytet edhe nëse i kanë pjerrinat janë të pa shfrytëzueshme nga personat me aftësi të kufizuara.

Qasja në institucione nga personat me aftësi të kufizuara është një problem i cili edhe sot është i pazgjidhur dhe privon jetën normale të tyre. Një pjesë e madhe e institucioneve nuk ofrojnë qasje sipas standardeve minimale ligjore dhe ndërkombëtare. Këtyre institucioneve i’u mungojnë pjerrinat për qasje. Edhe në rastet kur pjerrinat janë tek një numër i madh i institucioneve ato janë vetëm në hyrje të tyre dhe qasja mundësohet vetëm në katin përdhesë por jo në pjesën tjetër. Gjithashtu mungojnë parkingjet dhe toaletet për personat me aftësi të kufizuara. Është obligim shoqëror që kjo problematikë dhe sfidë të luftohet me vetëdijesim të plotë për rëndësinë e një ambienti të lirë dhe pa barriera, duke punuar në përparimin sa më të shpejtë në përmirësimin e përdorimit të objekteve publike, rrugëve dhe transportit publik nga të gjithë.

Personat me aftësi të kufizuara nuk e kanë të lehtë pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore e cila ndodh e për këtë arsye ata ndjehen të diskriminuar veçanërisht nga institucionet të cilat nuk kanë marrë hapa konkretë për të zgjidhur problemet e tyre për qasje në lëvizje të lirë në qytet e gjithashtu nëpër institucione publike. Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje të lehtë as në objektet private sikurse banesat përderisa shumë nga ndërtimet nuk respektojnë ligjet në fuqi për qasje të personave me aftësi të kufizuara në këto objekte.

Përmes aktivitetit të shënjimit, Organizata INPO synon të ngrisë vëmendjen e institucioneve publike që të respektojnë ligjet në fuqi dhe të krijojnë kushte që të gjithë qytetarët të kenë mundësi t’u qasen lirëshëm atyre institucioneve, duke garantuar kështu një prej lirive më bazike njerëzore, atë të lëvizjes së lirë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë të rinj të shumtë të cilët mendojnë që përmes aktivizmit të përbashkët mundemi të punojmë për një shoqëri sa më të mirë e të barabartë për të gjithë.

Java e Aktivizmit është një seri aktivitetesh që Organizata INPO po organizon në shtatë (7) komunat më të mëdha të Republikës së Kosovës me aktivitete që burojnë nga komuniteti i të rinjve që përmes këtyre aktiviteteve dëshirojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre rreth fenomeneve të caktuara.INPO4 Inpo 2 INPO5 INPO3

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img