03,05,2024

Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë në spital nëna e dy fëmijëve

Must Read

Vetura “Benz” ngjyrë gri përplasi gruan së bashku me dy fëmijët e saj tek kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me unazën e Tiranës.

Gruaja u plagos rëndë pasi u mundua t’u shpëtojë jetën dy fëmijëve të saj, por 1 orë pasi është dërguar në spital ajo ka ndërruar jetë.

Automjeti “Mercedez-Benz” ngjyrë gri me targa AA 476 GL është shpallur në kërkim nga policia.

 

(13:08) Tiranë, makina përplas gruan me dy fëmijë 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një makinë ka përplasur 3 persona, 1 grua me 2 fëmijë.

E plagosura është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe mësohet se është në gjendje të rëndë, ndërsa dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit të ndodhur tek Arkiva e Shtetit, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img