29,04,2024

Infermierët nuk kursyen asgjë nga vetja, për të qenë afër pacientëve

Must Read

Me moton “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, ka filluar konferenca e parë shkencore nën patronatin e Odës së Infermierëve të Kosovës, që do të zgjasë dy ditë e që ka mbledhur qindra infermierë anë e kënd Kosovës

“Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, është motoja e konferencës së parë shkencore që është organizuar nën Patronatin e Odës së Infermierëve të Kosovës e cila do të zgjasë dy ditë me radhë.

Naser Rrustemaj, Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës, në fjalën e hapjes ka thënë se kjo konferencë ndërlidhë rolin e infermierisë në dy etapa shumë të rëndësishme te shtetësisë së Kosovës, atë të periudhës së luftës si dhe në atë të lirisë dhe shtetndërtimit.

“Para njëzet vitesh vendi ynë gjendej në një luftë të tmerrshme, karshi një armiku që ishte i përgatitur me gjithë arsenalin e tij për të bërë krimet më të rënda ndaj gjithë popullatës civile në Kosovë, përfshirë edhe profesionistët e lëmive shëndetësore. Por këta të fundit, pos rrezikut që iu kanosej kishin edhe një përgjegjësi të dalë nga misioni dhe betimi i bërë para profesionit: Kujdesi ndaj shëndetit të popullatës që ishte në prag të rrënimit”, ka thënë Rrustemaj.

Rrustemaj: Pritëm një liri kur infermieri dhe profesionisti shëndetësor nuk do të largohej nga vendi i tij

I pari i Odës së Infermierëve të Kosovës, po ashtu, ka thënë se sfidë gjatë luftës mbetej dhënia e ndihmës mjekësore për ushtarët e UÇK-së, që luftonin në frontet përballë armikut si dhe për mijëra civilë, nëna, fëmijë e gra shtatzëna që lindnin nëpër male.

“Infermierët jo vetëm në luftë, por gjatë tërë viteve të aprt’heidit bënë më të mirën, duke mos kursyer asgjë nga vetja, për të qenë afër pacientëve, kur këta u dëbuan edhe nga institucionet shëndetësore”, tha Rrustemaj.

Por, ai shtoi se paslufta nuk i gjeti shumë dinjitetshëm infermierët dhe shpesh janë ballafaquar me anashkalimin dhe diskriminimin. Ai është shprehur se liria që po gëzojnë sot, megjithatë nuk ishte ajo që kishin menduar.

“Një liri, kur infermieri dhe profesionisti shëndetësor nuk do të largohej nga vendi i tij për një jetë apo kushte më të mira. Ishte Kosova vendi që ne e idealizonim dhe kishim pritje shumë më të mëdha”, ka thënë Rrustemaj, duke bërë thirrje që të reflektohet dhe të vlerësohet puna, angazhimi, mundi dhe shkollimi i gjithë stafit infermieror dhe shëndetësor.

Ismaili: Infermirët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm dhe ata po kërkohen nga vende të ndryshme

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e çmuar të infermierëve gjatë luftës dhe në rimëbkëmbejn e sistemit shëndetësor në Kosovë.  

Ministri Ismaili tha se fakti që infermirët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm dhe ata po kërkohen nga vende të ndryshme, i bën institucionet dhe këtë komunitet që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që persektiva dhe e ardhmja e tyre të jetë në Kosovë dhe jo në vende të tjera.

“Ne po punojmë  që sistemi ynë shëndetësor t’u përgjigjet kërkesave të infermierëve dhe profesionistëvë të tjerë shëndetësor. Sistemi ynë shëndetësor do të jëtë çdo ditë e më i mirë dhe në këtë kuadër, do të punojmë që infermierët si pjesa më vitale e sistemit tonë të kontribuojnë këtu në funksion të avansimit të sistemit, fuqizimit të rolit të tyre dhe sigurimit të shërbimeve cilësore për pacientët tanë”, tha Ministri Ismaili.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, duke vlerësuar angazhimin e pashoq të infermierëve dhe punonjësve tjerë shëndetësorë, ka thënë se para dy dekadash, në ditët e luftës, ishin mantelbardhët ata që luftuan egërsisht me vdekjen që i sfidonte ish luftëtarët e UÇK-së.

 “Luftën e ndihmuan pashmangshmërisht mjekët, infermierët dhe stafi tjetër profesional shëndetësor”, ka thënë Aliu.

Oda e Infermierëve ka ndarë mirënjohje edhe për ministrin Ismajli për mbështetjen që i ka dhënë Odës, si dhe për institucionet që kanë ndihmuar këtë konferencë, përfshirë Komunën e Ferizajit, Komunën e Shtimes, Kolegjin AAB si dhe spitalin Bahceci si dhe për pesë infermierë të pensionuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img