Punimet në projektin “Bashkimi i qytetit” kanë bërë që të ndryshoi edhe rrjedha e qarkullimit rrugor të automjeteve në zonën ku po ekzekutohen punimet. Në këtë situatë pritet të shfrytëzohen rrugët alternative.
Gjatë këtij viti zyrtarët kanë paralajmëruar se do të ketë edhe projekte tjera që do ta kenë ndikimin në qarkullimin e automjeteve.
Në këtë situatë u kanë kërkuar mirëkuptim qytetarëve për shkak të vështirësive që mund të shfaqen. Intensifikimi i punimeve në projektin e bashkimit të qytetit ka bërë që qarkullimi rrugor në pjesën në të cilën po ekzekutohen punimet të pësoj ndryshime.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Arbër Bytyçi gjatë një bisede, me ç’rast ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndryshime në qarkullim ngase sipas tij projekti e ka imponuar një situatë të tillë. Madje ka thënë se për këtë qëllim edhe po shfrytëzohen rrugët alternative V
Aktualisht punimet po zhvillohen në udhëkryqin e rrugës “Medlin Ollbrajt” e cila lidhet me rrugën “Dëshmorët e Kombit” Kjo ka bërë që komunikacioni të orientohet në rrugë anësore siç është ajo për rreth hekurudhës
Gjatë këtij viti pritet të punohet edhe në disa projekte që do të zhvillohen në zonën që e lidhë Ferizajn me daljet .Zyrtarët thonë se do të shfaqen probleme me qarkullimin e automjeteve por që punimet do të lidhen edhe me detajet se si do të organizohet komunikacioni në ato pjesë.
Drejtori Bytyqi, ka shtuar se pjesa e udhëkryqit me semafor që lidhë “Vëllezërit Gërvalla” me rrugën “Ahmet Kaçiku” është segmenti i fundit që pritet të përfundoi dhe kjo për shkak të eleminimit të problemeve me qarkullimin në përgjithësi
Sido që të jetë qytetarët duhet ta kuptojnë situatën edhe atëherë kur kanë vështirësi në qarkullim dhe kur duhet pritur ndoshta më gjatë.