25,12,2024

Imet Rrahmani e rehaton një bashkëpartiak në ministri (Dokument)

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, para pak ditësh tha se sikurse në çdo sektor në Kosovë, edhe në shëndetësi është e përzier politika. Deklarata e ministrit Rrahamni forcohet edhe më shumë, nëse shihet realizimi i një konkursi të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të cilën e drejton ai vet.

Para pak ditësh nëpërmjet konkursit të rregullt, Ministria e Shëndetësisë e ka përzgjedhur, Bajrush Hotin, si Zyrtar Profesional i Shëndetit Publik. Lajmi.net ka gjetur se Hoti ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2013.

Misioni i tij si zyrtar i shëndetësisë do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti, pasi vetëm për këtë periudhë Konkursi është shpallur nga Divizioni: Kujdesi Spitalor Klinik Universitar. Paga mujore është 495 euro.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë konkurs, përkundër përpjekjeve të lajmi.net.

“Pas intervistave të zhvilluara dhe bazuar në Raportin final të rekomandimit të Komisionit rekrutues të datës 13.06.2016, si dhe pas miratimit të këtij raporti nga UD Sekretari i Përgjithshëm, shpallet rezultati përfundimtar në pozitën e punës –Zyrtar profesional i Shëndetit Publik, me kandidatin e pranuar si në vijim: Bajrush Hoti”, thuhet në realizimin e këtij konkursi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e këtij zyrtari, sipas dosjes se konkursit janë: Ndihmon udhëheqësin e  divizionit në hartimin e dokumenteve të politikave/strategjive dhe legjislacionit që ka të bëjë me shërbimet e kujdesit dytësor që janë në kuadër të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës; Koordinon aktivitetet në fushën e kujdesit dytësor shëndetësor të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës me institucionet e nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor me qëllim të përparimit të sistemit të referimit si dhe integrimit optimal të shërbimeve specialistike dhe sub-specialistike në nivelin dytësor dhe tretësor me programin e Mjekësisë Familjare.

“Monitoron menaxhimin e Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në të gjitha nivelet e organizimit të tij; Monitoron funksionimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor emergjent; Monitoron bashkëpunimin e SHSKUK dhe institucioneve të tjera të nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor me Fakultetin e Mjekësisë dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësorë gjatë realizimit të programit të edukimit themelor universitar mjekësor dhe shkollimit specialistik dhe sub-specialistik”, thuhet ne konkurs tek detyrat e punës për këtë pozitë, ndërkohë që janë cekur edhe një varg përgjegjësish lidhur me këtë pozitë. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img