07,02,2026

I dyshuari për atentatin që vrau një dhe plagosi një tjetër person në Prishtinë është nga Shqipëria

Must Read

Burime policore për Express bëjnë të ditur  se i dyshuari që vrau Eron Agajn dhe plagosi Arianit Gashin është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai është në kërkim të Policisë aktualisht.

Burimet policore kanë bërë me dije se i dyshuar ka afro një vit që është në Kosovë, dhe i njëjti sipas informacioneve fillestare ka pasur një zënkë para dy ditësh me viktimat.

Ai sot dyshohet se e ka kryer atentatin duke i plagosur rëndë viktimat me armë zjarri, plagë këto që morën jetën e Agajt.

Burime policore i kanë thënë Express’it se viktimat kanë pasur disa raste në Policinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img